Apple konfirmon një problem serioz në iPhone dhe iPad

Apple së fundi konfirmoi një problem serioz në iPhone dhe iPad. Një numër në rritje përdoruesish kanë raportuar probleme me konsumin e shpejtë të baterisë.

Problemi konsiston në Apple Music dhe ju nuk dihet të jeni një përdorues i saj për tu ndikuar. Aplikacioni vjen i pre-instaluar dhe konsumon baterinë pavarësisht nëse përdoret ose jo.

Vetë Apple ka konfirmuar problemin dhe e vetmja zgjidhje është një resetim i plotë ose e thënë ndryshe një opsion nuklear.

Për më tepër problemi prek të gjitha modelet e suportuara aktualisht nga Apple nga iOS 13.6 tek versionet eksperimentale iOS 14.

Për të parë nëse telefoni juaj është prekur navigoni në Settings > Battery > Show Activity. Përdoruesit e prekur shohin se përdorimi në sfond i Apple Music është jashtë normales.

Disa përdorues kanë thënë se resetimi i iCloud ka zgjedhur problemin. Këtë javë pritet që Apple të prezantojë iOS 13.6 dhe nëse kompania nuk e ka adresuar në këtë version, atëherë duhet të presim për iOS 13.6.1 ose iOS 14. /PCWorld Albanian