Apple do ta pësojë keq në SHBA dëbon WeChat nga App Store

E ardhmja e Apple mund të jetë optimiste ose pesimiste në varësi të vendimit të Shteteve të Bashkuara që mund ti kërkojnë kompanisë të dëbojë WeChat në App Store vetëm në SHBA apo në mbarë botën.

WeChat është tejet popullore tek përdoruesit Kinezë të smartfonëve dhe numëron mbi 1.2 miliardë përdorues. Analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi Kuo argumenton se një dëbim i WeChat nga App Store në mbarë botën mund të ketë pasoja shkatërrimtare për Apple.

Sipas tij shitjet e iPhone mund të bien me 25 deri në 30% ndërsa produktet e tjera si AirPods, iPad, Apple Watch apo Mac me 15 deri në 25%.

Nëse WeChat bllokohet vetëm në SHBA atëherë shitjet e iPhone do të bien me 3 deri në 6% ndërsa të produkteve tjera me 3%.

Apple nuk jep detaje të shitjeve sipas rajoneve por në tërësi Kina gjeneron 15% të të ardhurave totale të Apple. /PCWorld Albanian