Aplikimi i detyrueshëm i sistemit për menaxhim me lëndët në prokuroritë publike
Shkup, 1 janar – Ministria e Drejtësisë informon se nga sot do të aplikohet detyrimisht sistemi për menaxhimin e lëndëve në prokuroritë publike.
“Ministria e Drejtësisë, në koordinim me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë dhe të pandërprerë të detyrueshëm të sistemit për menaxhimin e lëndëve në prokuroritë publike duke filluar nga 1 janari 2023” njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Sistemi, sqarojnë ata, është një mjet bazë në kryerjen e detyrave themelore të prokurorive publike, i cili do të sigurojë ruajtjen e informatave, monitorimin dhe arkivimin e çështjeve, si dhe pasqyrimin e gjendjes së çështjeve në çdo moment në statusin e lëndëve.
“Me të sigurohet një rrjedhë e pandërprerë e të dhënave dhe synimi kryesor është përmirësimi dhe automatizimi i proceseve në prokuroritë publike, përmirësimi i rrjedhës së informacionit përmes digjitalizimit, arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacionit, duke garantuar një shkallë të lartë sigurie, kontroll të aksesit dhe komunikim të automatizuar. Për aplikimin adekuat të sistemit janë organizuar edhe trajnime për prokurorët publikë dhe punonjës të tjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.