Apel partive politike: Mos të keqpërdoren simbolet kombëtare nëpër fushata zgjedhore

Partite politike që dalin në fushata dhe i valvisin flamujt kombëtar duke genjyer ato në 85 apo dhe në 90 përqind të rasteve bëjnë vepra të shëmtuara dhe të papranueshme jo vetëmse në raport me flamurin kombëtar por ato bëjnë krim edhe në raport me kombin. Së pari flamuri kombëtar është simbol shumë I rëndësishëm dhe tepër i shenjtë me të cilin nuk duhet të lozet kot dhe që nuk guxon të keqpërdoret në asnjë mënyrë për arritjen e qëllimeve të kota politike dhe atë si duke gënjyer. Poashtu nuk duhet lejuar që flamuri por edhe simbolet e tjera kombëtare në asnjë rast të keqpërdoren dhe në asnjë mënyrë të përdoren për propagandë politike që në të shumtën e rasteve është një poligon shumë I përshtatshëm për gënjeshtra intriga dhe manipulime veçanërisht nëpër fushata zgjedhore ku pakontrollë dhe pa mase genjehet.

Të genjeshe duke e valvitur flamurin kombetar është edhe tradheti kombetare sepse me flamurin kuq e zi në kohërat e mëparshme dhe shumë të lavdishme jëne shenuar fitore kapitale dhe madhore për kombin si liria, barazia janë arritur pavarsitë dhe janë krijuar dy shtete shqiptare. Me të nëpër beteja të shumta duke luftuar heroikisht me armiq jetët e tyre I kanë dhënë luftëtar të shumtë shqiptar që kanë pasu ideale dhe vetëdijete të lartë kombëtare . Pse po reagoj lidhur me këtë qështje që është shumë negative dhe shumë shqetësuese sepse sa më shumë gënjejnë politikanët nëpër fushata politike dhe elektorale aq më shumë kemi prezencë flamujsh dhe simbolesh tjera kombëtar nëpër ato tubime të partive politike dhe nëpër fushata tjera të ndryshme. Dhe sa here që gënjejn një politikan aq më shumë flamuj kombëtar valviten pandërpre nëpër tubime gjë që është dukuri shumë negative.

Me flamuj sikur dëshirohet që të justifikohen dhe ligjsohen gënjeshtrat. Pse përshembull nuk ka më shumë flamuj të partive politike nëpër tubime antarësh dhe simpatizantësh të partive politike. Flamujt partiak edhe po u valuan kur politikanët gënjejnë atëher kjo nuk është aq tragjike sepse dihet botërisht se këtu në rajonin e Ballkanit partitë politike janë shëndrruar në fabrika për gënjeshtra me shumicë.Pra Partitë politike këtu kanë marrë rolin e ndërmarrjeve për përpunimin dhe plasimin e gënjeshtrave dhe atë me shumicë. Por kur flasim për kombin apo në rastin konkret për kombin shqiptar ai nuk është mire që të shëndrrohet në bashksi njerëzish që duhet të identifikohet me gënjeshtrën intrigën dhe mashtrimet.

Një komb duhet ta luftoj dhe ta pengoj gënjeshtrën sepse kjo nuk guxon të dominon dhe të jetë element identifikues i një kombi që kultivon, posedon dhe shpërndanë vlera morale me njerëzit e tjerë. Atëher pse e gjithë kjo prezencë dhe valvitje flamujsh kombëtar gjat fushatave parazgjedhore ku gati asnjë fjalë nuk thuhet dhe nuk mund të vërtetohet si e saktë. Si duket sa më shumë valvitje e flamujve kombëtar nëpër tubime të partive politike aq më shumë po justifikohen gënjeshtrat intrigat dhe mashtrimet në raport me njerëzit. Askush deri tani nuk e ka ngritur këtë qështje si shqetësim shumë real dhe tepër serioz flas për keqpërdorimin e simboleve kombëtare për arritjen e qëllimeve politike. Ndërsa botërisht po filluan të keqpërdoren simbolet dhe veshjet kombëtare për ta justifikuar të keqen si gënjeshtrën mashtrimet dhe intrigat atëher krijohet bindja se edhe kombi është i tillë pra gënjeshtar. intrigant dhe mashtrues.

Në fushata të kombeve të përparuara dhe të civilizuara të shteteve të caktuara të botës nuk mund të vëreshë shumë flamuj dhe simbole kombëtare përpos një në një skaj dhe një tjetër në një skaj tjetër të vendit ku mbahet tubimi. Psh në Zvicërr më ka rastisur që të jemë present në disa fushata parazgjedhore të disa partitve politike ku ka pasur shumë pak simbole kombëtare por në to nuk ke mundur të dëgjosh as shunë gënjeshtra, intriga dhe mashtrime ashtu siç mund ti dëgjosh këto gjëra këtu te ne. Atje më së shumti flitet për të arritura konkrete për projekte të realizuara dhe për punë të kryera e jo për gjëra që premtohen dhe asnjëher nuk realizohen, apo dhe për dëshira të kota siç është realiteti këtu te ne.

A e dini pse sepse në asnjë rajon të botës partitë politike nuk i përulin, nuk i përbuzin dhe nuk i nënçmojnë kombet e tyre siç i bëjnë këto gjëra Partitë e këtushme politike.Prandaj apeloj te të gjitha Partitë politike që në tubimet e tyre parazgjedhore dhe në fushata tjera politike më pak të përdorin simbole kombëtare ta çmojnë dhe ta duan kombin dhe të mos gënjejnë shumë si deri tani por të bëhen të sinçertë me qëllim që ato gjëra që i premtojnë edhe ti realizojnë përmes punëve dhe angazhimeve konkret. Kështuqë nëse I kryejnë shumicën e punëve këto nuk do të jenë të detyruara që të gënjejnë por do ta thonë realitetin pastaj edhe nëse ka prezence më të madhe të simboleve kombëtare kjo do të jetë shumë fantastike dhe shumë pozitive sese kështu do të dëshmohet respekti dhe dashuria e tyre ndaj kombit. Atëher partitë politike nuk e justifikojnë gënjeshtrën si razultat të paaftësive dhe mosangazhimeve të tyre por do ta ligjësojnë dhe legjitimojnë realitetin. Me gënjeshtra nuk shkohet në Parajsë e me realitet ka shpresa më shumë që të rezervohet një vend në të.