Apasiev i Levicës i dalldiset ambasadores amerikane: Do e kishim takuar me kënaqësi

Shkup, 8 Dhjetor – Lideri i Levicës, Dimitar Apasiev, në një intervistë për numrin e fundit të “Focus” thotë se nuk do ta shihni kurrë një foto të tij nga një takim në një ambasadë, ku do të shkonte “duke kënduar”. Nuk ka problem të takohem me ambasadorët në Parlament. I pyetur nga “Focus” nëse përveç ambasadorit rus, ka komunikim edhe me ambasadorët perëndimorë, përfshirë edhe ambasadën amerikane, ai thotë:

Me ambasadorin rus deri më tani kemi pasur dy takime me kërkesë të tij. Ne kemi një parim pune për ambasadat, që do të thotë që ne nuk shkojmë tek ato, nuk do të shihni foton time duke hyrë në një ambasadë duke kënduar. Kemi pritur të gjithë ata që kanë kërkuar këtu në Parlament, ne jemi nikoqirë dhe ata janë mysafirë. Deri tani kemi marrë një duzinë, pra Kroaci, Bruksel, OSBE, Francë, Rusi dhe nuk kemi pasur takim me ambasadorin e ri të SHBA-së, dhe të them të drejtën, nuk kemi pasur kontakt me ish ambasadoren. Ndoshta vjen nga informimi i rremë që kanë nga armiqtë tanë politikë dhe na konsiderojnë të tillë. Por pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të mund të kontaktojnë me ne dhe mendoj se tani edhe pozicionet e reja në ambasadë po mendojnë se si të na afrohen. Ende nuk kemi një takim zyrtar, por këtu po e themi publikisht, si gjithë të tjerët, se nëse ambasadorja amerikane kërkon pranim, ne do të jemi të lumtur ta presim në Kuvend, thotë Apasiev në një intervistë për “Fokus”.