Anulohet seanca e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve

/

Seanca e Komisionit kuvendor të përhershëm anketues për mbrojtje  të lirive dhe të drejtave të qytetarëve edhe pse e paralajmëruar për sot,  nuk  u mbajt.

Kryetarja e Komisionit, Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE deklaroi se seanca  nuk është mbajtur për shkak të asaj që nuk kanë marrë pjesë kolegët e saj nga shumica qeveritare, LSDM dhe BDI.

Në rend dite të kësaj seance të Komisionit të përhershëm anketues ishte shqyrtimi i ankesës së qytetarit Goran Jovanovski nga Tetova.

“Ankesa e Jovanovskit ka të bëjë me pamundësinë të kthehet në vendin e tij të punës në Agjencinë për punësim për shkak të mobingut të drejtpërdrejtë,  intolerancë politike dhe revanshizëm nga ana e drejtoreshës  kompetente”, deklaroi Vasilevska.

Sipas saj, deputetët e  shumicës qeveritare  të udhëhequr nga LSDM-ja nuk janë paraqitur në Komision me çka e kanë treguar  sjelljen e tyre ndaj respektimit të të drejtave themelore dhe liritë e njeriut.