Antikorrupsioni ndërpreu furnizimin e 200 mijë vaksinave anti-covid përmes kompanisë fantome

Shkup, 25 tetor – Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhje vendosi ta ndalojë procedurën pas paraqitjes së parashtruar nga VMRO-DPMNE për marrëveshjen e Qeverisë për furnizim të 200 000 vaksinave antikovid nga kompania kineze “Sinofarm” në vitin 2021 përmes ndërmarrjes ndërmjetësuese “fantome” “Stabri interneshënëll” nga Hong-Kongu.

“Edhe pse në opinion u fol se kjo është ilegale, realisht në Maqedoni atëherë nuk kishte bazë ligjore. Qeveria solli vendim në mbledhje të mbyllur dhe e detyroi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai veproi, paratë u transferuan për furnizim të vaksinave, por pas reagimit të palës kineze, paratë u kthyen. Nuk ka dëmtim të buxhetit dhe ne si komision nuk kemi çka të bëjmë më shumë përkatësisht nuk kemi bazë të veprojmë në Prokurorinë publike. Prandaj propozoj Komisionit ta ndalojë procedurën rreth kësaj lënde”, tha Goran Tërpenoski, anëtar i KSHPK-së.

Antikorrupsioni iu drejtua Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që t’ia parashtrojnë tërë dokumentacionin nga i cili u konstatua se ishte bërë marrëveshje me ndërmarrje ndërmjetësuese për furnizim të 200 000 doza të vaksinës “Sinofarm”.

Për shumën se sa është paguar, tha, publikisht nuk mund të tregojë sepse Ministria e Shëndetësisë marrëveshjen e ka si të klasifikuar, por nëse realizohet, siç tha, atëherë vaksinat do të kushtonin dyfish.

Për thëniet lidhur me garancën bankare të dhënë nga “Dojçe bank” për lidhje të kontratës për blerje të vaksinave kineze përmes personit ndërmjetës juridik Transborder në emër të “Stabri interneshënëll”, tha se nuk munden, do të thotë se nuk kanë vegla as ingerenca të kontrollojnë nëse është falcifikat apo jo. SVIFT-in që ua ka parashtruar partia opozitare dhe i cili, gjoja është nga “Dojçe bank”, do t’ia parashtrojnë Policisë financiare në mënyrë që të konstatohet nëse është origjinal.

Me konstatimin e origjinalitetit, mund të konfirmohet, tha Tërpenoski, se “12 milionë e diçka dollarë që janë dhënë si garancë bankare, gjoja nga ndërmarrja nga Gjermania, u janë paguar qytetarëve nga Maqedonia e Veriut përkatësisht jo vetëm qytetarëve të vendit por u akuzuan edhe funksionarë”.

Përndryshe, pasi që Qeveria më 16 mars 2021 e detyroi Ministrinë e Shëndetësisë t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet për furnizim të vaksinave nga “Sinofarm” përmes “Stabri internesënëll”, procedura ka rrjedhur në mënyrë të rregullt me prodhuesin kinez dhe janë furnizuar vaksinat.

Tërpenoski lidhur me këtë lëndë shtoi edhe se ministrit të atëhershëm Venko Filipçe dhe sekretarit të atëhershëm të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri, u ishin caktuar urdhëresa kundërvajtëse, të cilat janë paguar, për shkak se nuk ishin parashtruar me kohl informatat e kërkuara për parashtrim të materialeve nga mbledhjet e mbyllura qeveritare lidhur me furnizimin e vaksinave përmes kontratës me ndërmarrjen ndërmjetësuese.