Anija e Marinës Meksikane humb kontrollin dhe përplaset me urën e Brooklyn, dy viktima

Një anije me vela e Marinës Meksikane u përplas të shtunën në mbrëmje me Urën e Brooklyn-it në New York, duke lënë pas dy të vdekur dhe 22 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në momentin e aksidentit, në bord ndodheshin 277 persona. Anija humbi kontrollin dhe goditi pjesën e poshtme të urës, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë direkët duke u këputur një e nga një.

Autoritetet bënë të ditur se ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të emergjencës parandaloi një tragjedi më të madhe dhe asnjë person nuk ra në ujë. Marina Meksikane konfirmoi se anija ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe e ardhmja e saj mbetet e pasigurt.