Angelovska në tryezën e rrumbullakët të BB-së: Banka Botërore mbetet partneri ynë i përkushtuar

Shkup, 11 korrik 2020 (MEDIAL) – Banka Botërore mbetet  partneri ynë i përkushtuar, si në kushte  të volitshme ekonomike kur e kemi mbështetje  në masat të cilat ndërmerren për zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë,  ashtu edhe tani – kur ndërmarrim masa për tejkalim të pasojave nga kriza Kovid-19,  kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh.

Këtë sot e kanë theksuar ministrja e Financave Nina Angellovska në tryezën e rrumbullakët onlajn me temën: “Politika për mbështetje  të sektorit privat” për ballafaqim me  krizën e shkaktuar nga Kovid-19 në organizim të Bankës Botërore.

Qëllimi i kësaj ngjarje  onlajn,  siç kumtuan nga Ministria e Financave, është të mblidhen  përfaqësuesit e lartë nga fusha e  financave dhe ekonomisë të flitet për përvojat e tyre dhe masat  të cilat i ndërmarrin  për ballafaqim me pasojat  e koronavirusit dhe efektet mbi ekonominë.

Në tryezën e rrumbullakët, përveç Angellovskës morën pjesë edhe ministrat e financave, të ekonomisë, të investimeve, guvernatorët e bankave  qendrore, si dhe përfaqësues të lartë të Bankës Botërore – Sejla Pazarbasioglu nënkryetar për zhvillim të barabartë, financa dhe institucione, Mari Pangetsu,  drejtor operativ për zhvillim  dhe partneritet dhe  përfaqësues tjerë të lartë.

Përmes bankës botërore janë siguruar një pjesë e  mjeteve për masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor,  me të cilën rreth 20.000 ose  një e treta e të gjtiha kompanive  në vend të cilat punësojnë  mbi 130.000 persona, t’i mbajnë  të punësuarit  dhe të paguajnë paga në kohën e krizës, në kushte  kur të ardhurat e tyre u zvogëluan për mbi 30 për qind. sa/