Angelovska: Kartela pagesore vendore do ta amortizojë rënien ekonomike

Shkup, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Injeksioni prej 28 milion euro përmes  kartelës pagesore vendore, përkatësisht përmes rritjes  së konsumit vendor për një periudhë të shkurtër të kahëzuar ndaj prodhimeve vendore do ta amortizojë  rënien ekonomike. Në kuartalin e tretë sipas simulimeve të bëra nga Ministria  e Financave falënderim i kartelës pagesore vendore, rezultati ekonomik  do të jetë më i mirë për 0,7 deri 0,9 për qind pikë.

Këtë, siç kumtoi Ministria e Financave e theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska  mysafir në emisionin “Biznis poenti” në TV Alfa”.

“Nëse shikojmë në kuartalin e tretë, sipas  rënies së projektuar të BPV-së prej 3,4 për qind  në nivel vjetor në skenarin bazë, në kuartalin e tretë flasim për  rënien e projektuar prej 2,7 për qind. Me simulimin e bërë – nëse këto  28 milion euro lëshohen në ekonomi, saktë siç është destinuar në ato sektore për prodhime dhe shërbime  vendore, mund ta zbusim rënien prej 0,7 deri 0,9 për qind  pikë”, tha Angelovska.

Ministrja potencoi se vendi përballet me  krizën më të madhe ekonomike pas depresionit të madh e këndej dhe se qëllimi i masës së tillë,  duke e marrë parasysh se konsumi  merr pjesë me 65 për qind në  bruto prodhimin  vendor është të simulohet  aktiviteti ekonomik.

“Të gjitha vendet ndërmarrin masa  për nxitje dhe simulim të konsumit vendor në fazën e rihapjes së ekonomisë dhe kthimin e besimit  të qytetarëve në  – ato objekte që ishin mbyllur,  që nuk kishin kurrfarë aktiviteti ekonomik dhe këto vende  në mënyrën e tyre  e zbatojnë masën  për t’u dhënë mbështetje qytetarëve për rritje të konsumit, mund t’i shikoni Austrinë, Slloveninë, Kinën, Amerikën, si shembuj më të ndryshëm, të cilat kanë implementuar  masa të tilla  në mënyrat e tyre”, potencoi Angelovska. sa/