Analizë: Punësimet në prag të zgjedhjeve, instrument për të fituar vota më tepër

Shkup, 12 gusht – Afrimi i çdo cikli zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, “ringjall” një fenomen i cili po përdoret rregullisht nga partitë në pushtet, e ajo është punësimi masiv para mbajtjes së zgjedhjeve, me qëllim rritjen e mbështetjes elektorale, por këto punësimet pa kriter po dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit si dhe në të njejtën kohë kjo po ndikon që gara elektorale me partitë opozitare të jetë e pa barabartë.
Zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm si për partitë politike ashtu edhe për liderët për ta testuar përkrahjen që ata gëzojnë në elektorat, por që shumë parti kujdesen që të ndërmarrin masat e nevojshme që ajo mbështetje të jetë sa më e madhe, pasi një gjë e tillë nënkupton më shumë vota dhe më shumë pushtet. Partitë politike për të arritur një qëllim të tillë krijojnë strategji dhe përdorin instrumenta të ndryshme, të cilët në të shumtën e rasteve kanë qënë të suksesëshme pasi ju kanë mundësuar atyre marrjen e pushtetit apo edhe ruajtjen e saj.
Partitë që janë në pushtet çdo herë kanë një përparsi ndaj partive opozitare, pasi ata udhëheqin me qeverinë e kjo automatikisht ju mundëson atyre edhe qasje më të lehtë dhe të drejtëpërdrejtë në burime më të mëdha me të cilët mund të ndikojnë në rritjen e mbështetësve, e kjo gjë çdo hërë po shfrytëzohet nga paritë qeverisëse.
Të njejtën gjë po e bëjnë edhe partitë qeverisëse në Maqedoninë e Veriut, ku para çdo cikli zgjedhor ata “hapin” mijëra vende pune në adminstratën shtetërore, e këto punësime nuk kanë qëllim tjetër pos krijimit të një “ushtrie” partiake të cilët do të shfrytëzohen në kohën e zgjedhjeve. Numri i përgjithshëm i administratorëve sipas të dhënave të muajit dhejtor të vitit 2020 është 131,183 të cilat janë të ndarë në 1332 institucione, e kjo e bënë shtetin punëdhënësin më të madh brenda shtetit, kurse me konkurset e reja ky numër do të rritet edhe më shumë duke ndikuar direkt në buxhtin e shtetit, shkruan Zhurnal.
Hulumti i i Transparency International për nevojat e SCPC sa i përket konkurseve në 6 muajt e parë të vitit 2021:
Мuaji | Numri i përgjithshëm i konkurseve | Numri i konkurseve në nivel qëndror | Numri i konkurseve në nivel lokal |
Janar | 17 | 8 | 9 |
Shkurt | 30 | 11 | 19 |
Mars | 62 | 12 | 50 |
Prill | 52 | 21 | 31 |
Maj | 69 | 27 | 42 |
Qershor | 151 | 37 | 114 |
Në bazë të këtyre të dhënave shihet se numri i konkurseve të shpallura në muajin qershor në krahasim me atë të fillimit të vitit pra muajit janar është rritur me 134, e qe të gjithë këtë punësim masiv e arsyeton dhe legjitimon afrimi i datës së zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të Agjencise për Administratë, në muajin gusht më saktësisht deri më datën 7 në nivel qëndrorë dhe lokal janë shpallur 50 konkurse, që kjo është një shifër shumë e lartë kur shohim se të gjithë këto janë shpallur vetëm për 7 ditet e para të muajit, ku këto konkurse janë shpallur nga institucione të ndryshme si: Ministria e Shendetësisë, Ekonomisë, Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare, disa ndërmarrje publike.
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndër-Komunitare e drejtuar nga Artan Grubi udhëheq sa i përket numrit të të punësuarve që ka shpallur me konkursine fundit të datës 05.08.2021 ku në bazë të saj kjo ministri do të punësojë 166 persona, e që e gjithë kjo po bëhet në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, shkruan Zhurnal.
Kjo është një formë përmes së cilës partitë në pushtot po synojnë që të ndikojnë direkt në vullnetin e qytetarëve, pasi në këtë mënyrë ata po “kushtëzojnë” apo edhe “detyrojnë” të punësuarit që të përkrahin partinë që i ka punësuar, e që e gjithë kjo po dëmton demokracinë dhe si e tillë kjo praktikë duhet që të marrë fund sa më shpejtë, me qëllim që qytetari të votojë sipas bindjes së vet dhe jo në bazë të vendit të punës.//Zhurnal.mk