Analizë/ Premtime plot, datë për fillimin e negociatave nuk ka

Shkup, 24 nëntor – Sinjalet janë se Maqedonia e Veriut do të dështojë përsëri në marrjen e dritës jeshile për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në samitin e dhjetorit, pasi rezultati që prodhuan zgjedhjet në Bullgari e bëjnë shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur kriijimin e shpejt të një qeverie dhe arritjen e një dakordësie që do ti jepte fund kontestit me Shkupin, ndërsa në anën tjetër presioni ndërkombëtar duket se sdo të mund ta detyroj Sofjen të ndryshojë qëndrim.

Marrëveshja e Prespës i dha fund izolimit gati tre dekadësh të Maqedonisë së Veriut, e që si rezultat i këti akordi vedi ynë u bë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, e kjo ishte një sukses shumë i madh, në të njejtën kohë u besua se më nuk do të përballeshim me konteste që do të na mbyllinin përsëri portat e integrimeve, pasi tani pas NATO-s egzistonte ambicja për antarsim në Bashkimin Evropian, shkruan Zhurnal.

Raporti pozitiv nga ana e Komisionit Evropian entuziazmoi udhëheqësit shtetërorë, por edhe vet qytetarët, të cilët ishin besimplotë se në vitin 2019 do të merrnin dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në, por që fatkeqësisht rruga e vendit tonë u mbyll, tani jo nga një kontest që ndonjë anëtarë mund të kishte me ndonjë vend aspirant, por nga Franca e cila kishte një mosmarrëveshje për politikat e zgjerimit, që penalizoi vendin tonë dhe Shqipërinë.

Samiti i ardhshëm i BE-së në vitin 2020 u prit me shpresë se qëndrimet e Francës kishin ndryshuar, e kjo u perceptua se tani rruga e drejt Unionit ishte e hapur, por që fatkeqësisht u paraqit një kontest i ri nga fqinji lindor Bullgaria, e cila përdori të drejtën e vetos për të bllokuar marrjen e dridatës për fillimin e ngocitatve me Unionin, e kjo ishte një goditje e rëndë për vendin tonë, por që në të njejtën kohë rriti edhe tensionet e brendshme dhe krijoi paqëndrueshmëri politike, shkruan Zhurnal.

Kriza politike në Bullgari si pengesë për zgjidhjen e kontesitt me Maqedoninë e Veriut?

Bullgaria në vitin 2001 u përfshi nga një krizë e rëndë politike, ku gjatë kësaj periudhe u zhvilluan tre palë zgjedhje parlamentare, ku e para u zhvilluan në prill të këti viti, të dytat në korrik, ndërsa tani të tretët në muajin nëntor, ku ajo kishte një ndikim të fuqishëm edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi në mungesë të një qeverie politike, zgjidhja e kontestit ishte shumë e vështirë.

Në zgjedhjet e prilit partia GERB-SDS e ish kryeministrit Bojko Borisov fitoi zgjedhjet, por që ajo dështoi në krijimin e një shumice paralamentare, e kjo detyroi që vendi fqinjë të shkojë në zgjedhje të reja të përgjithshme, që nënkuptonte se duhej të krijohej një qeveri teknike deri në votimet e ardhshme. Kjo ndëshkoi vendotn tonë, pasi ajo nuk arrti që në samitin e qershorit të fillonim bisedimet me BE-në, e kjo ishte një goditje e rëndë për përskeptivën evropiane të Shkupit. Ish kryeministri i vendit fqinje deklaronte se: ” Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”.

Kjo deklaratë të bënë të besosh se edhe sikur të ishte krijuar qeveria e re bullgare me partinë e ish kryeministrit e cila ishte edhe fituesaj e zgjedhjeve të prillit, marrja e një date për fillimine negociatave në qershor do të ishte shumë e vështirë, pasi ata kishin qëndrime nga të cilët nuk lëviznin dhe përjashtonin çdo formë kompromisi për to. Ndonëse kohët e fundit qëndrimet e tij kanë ndryshuar, por që kjo nuk do të mund të luaj ndonjë rol pozitiv, pasi ajo është parti opozitare që nënkupton se është e vështirë që të krijoj një shumicë të re tani, por edhe në rast se GERB-SD kthehet në pushtet ajo duhet të koalicionoj me subjekte që kanë qëndrime strikte ndaj kontestit me Shkupin.

Zgjedhjet korrikut, prodhuar një rezultat të ndryshëm nga zgjedhjet e prillit, pasi tani GERB-SD, nuk ishte më parti e parë, por si subjekt më i madh kishte dalur “Egziston një Komb i Tillë” i Sllavi Trifonov, por që dallimi mes vendit të parë dhe të dytë ishte shumë i ngushtë, që e bënte shumë të vështirë krijimin e një shumice parlamentare, që edhe e faktoi koha, pasi dështoi përpjeka për të formuar ekzekutivin e ri.

Kjo u velrsua si një zhvillim zhgënyes në vendn tonë, pasi ata shpresonin që me formimin e një shumice të re kontesti mes dy vendeve do të zgjidhej brenda muajit shtator, e kjo do ti hapte rrugë marrejn e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është një diçka e cila ishte vështirë e realizueshme, pasi qëndrimet e partisë fituese nuk ndryshonin nga qëndrimet që kishin pasur subjektet tjera.


Ndër të tjera në një intervistë fituesi i zgjehdjeve të korrikut kishte deklaruar se:” Përderisa bullgarët nuk mund të jenë të qetë në çështjen e historisë, se çfarë përfaqëson Republika e Maqedonisë (Verior), mendimi ynë do të jetë i njëjtë me mendimin e të gjithë bullgarëve”. Kjo tregon se edhe në qoftë se do të kishim një qeveri në korrik, do të ishte e vështirë që të tejkalohej kontesti, pasi çështja ishte aq delikate dhe palët kishin qëndrime të ngruta nga të cilët nuk lëviznin.

Zgjedhjet e 14 nëntorit në Bullgari, përsëri prodhuan një situatë shumë delikate, pasi tani si parti e parë kishte dalë “Vazhdojmë me ndryshimin” një subjekt që ishte themeluar në muajin shtator , pra 2 muaj para zgjedhjeve, por që e cila nuk është se kishte një qëndrim strikt gjatë fushatës për çështjen e Maqedonisë së Veriut, por që përari rezultati ishte i ngusht që e bënte të dëmosdoshëm kërkimine aleatëve për krijimin e një shumice të re, e që pjesë e saj mund të jetë subjekti i Sllavi Trifunov, ku ai dihet se çfarë qëndrimi ka.

Daniel Lorer i partisë fituese të zgjedhjeve, e që në të njejtën kohë është edhe pretendenti për Ministër të Jashtëm, pas fitores së zgjedhjeve deklaroi se 14 dhejtori nuk është një afat realist për arritjene një amrrëveshje të plotë me Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu ai deklaoi se “Respektimi i të drejtave të pakicës bullgare është i një rëndësie të madhe”, që është një paralajmrim se si do të jetë qëndrimi i qeverisë së re në rast se ajo krijohet, shkruan Zhurnal.

Presidenti i posazgjedhur për një mandat të ri Rumen Radev ka qënë i prerë në qëndrimet e tij, ku ai ka kundërshtuar çdo lëshim ndaj kërkesave që ka Bullgaria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, e këtë nuk harroi ta pontecoj edhe pas fitores së zgjedhjeve. Ai ndër të tjera deklaoi se “Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të bëjë gabim. Qeveria e re nuk duhet të heqë dorë nga pozitat nacionale, posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin bullgar dhe historinë dhe të drejtat e bashkëqytetarëve tanë jashtë kufijve”.


A po taktizon presidenti bullgar Rumen Radev për thirrjen e konstituimit të parlamentit të ri, ku ati dekaloi se brenda javës do të caktojë datën për thirrjen e saj, e çdo vonesë është në dëm të Maqedonisë së Veriut, pasi në këtë mënyrë ajo do ta humb mundësinë që të marrë dritë jeshile në samitin e ardhshëm të BE-së që mbahet në dhjetori të këti vitit.

Qëndrimet dhe presionet ndërkombëtare ndaj Bullgarisë për të hequr veton?

Bashkimi Evropian, por edhe Shtetee e Bashkuara të Amerikës si në qershor, por edhe tani janë në një ofenzivë diplomatike për të afruar palët me qëllim arrtijen e një marrëveshje finale, apo edhe gjetjene një dakordësia që do të mundësonte heqjen e vetos nga Sofja e cila do ti jepte Shkupit datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Duhet që të merret parasysh, se BE nuk ka fuqi detyruese, pasi një nga shtete më të rëndësishme të Unionit Franca është kundër politikave të zgjedhirmit, por që ajo nuk është e vetmja pasi ka edhe vende tjera që në mënyrë indirekte kanë qëndrime të ngjajshme me të Parisit, e kjo është një hedikep i madh i Brukselit, pasi asaj i mungon kohezioni politik për tu imponuar ndaj vendeve të pa “bindura”.

Disa ditë më parë dy anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesëve në SHBA William Keating and Claudia Tenney i dërguan një letër ambasadorit të Bullgarisë në SHBA Tihomir Stoiçev, ku ata i bënin thirrje Sofjes që të bëjë kompromis dhe të heq veton që ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut nga e cila po pëson edhe Shqipëria dhe të hap rrugën e tyre drejt BE-së, e cila ishte më shumë në formën e një ultimatiumi se sa të një kërkese zyrtare dhe diplomatike. Ndër të tjera në këtë letër thuhej se:“…Në këtë mënyrë, ju shkruajmë juve sot si anëtarë bipartizan të Komitetit të çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesëve për t’ju paralajmëruar që të arrini një qëndrim përfundimtar rreth çështjes bilaterale që do të lejojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të hapur bisedimet për integrim në BE përpara fundit të këtij viti. Shpresojmë që të lini mënjanë kundërshtëti dhe të mbështesni plotësisht integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE”.

Kontesti Shku-Sofje ishte temë diskutimi edhe në Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ku përsëri Bullgaria deklaoi se nuk ka ndryshar qëndrim dhe veto është ende në fuqi, që tregon se vendi ynë do të jetë edhe në samitin e ardhshëm i bllokuar për të maarë një komfirmim pozitiv nga Brukseli.

Sekretari slloven për çështje evropiane, Gashper Dovzhan deklaroi se : “Më gëzon që ka mbështetje të përgjithshme për të gjithë procesin, por ende ka çështje bilaterale, veçanërisht të theksuara nga ana e Bullgarisë. Por shpresoj se deri në fund të kryesimit tonë me BE-në do të arrijmë t’i zgjidhim problemet, ky proces duhet të jetë pozitiv”, shkruan Zhurnal.

Qëndrimet e subjekteve politkke apo edhe liderëve në Bullgari janë në një linjë sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut, ndërsa BE-ja është e pa fuqishme për të ushtruar presion, e që e gjithë kjo të bënë të besosh se gjasat që vendi yën ka për të marrë dritë jeshile në samitin e dhejtorit është shumë e vogël për të mos thënë e pa mundur.///Zhurnal.mk