Analizë: Borxhi publik arrinë kulmin, shteti rrezikon destabilitet financiar
Shkup, 10 gusht – Borxhi publik është thikë me dy presa, pasi në njërën anë ajo ndihmon në zhvillimin ekonomik, kurse në anën tjetër përbën një sfidë dhe rrezik kryesor për stabilitetin financiar të shtetit, e me këtë sfidë po përballet edhe Maqedonia e Veriut e cila në vitet e fundit ka shënuar rritje të madhe të saj, e që kjo mund të ndikojë negativisht në stabiblitetin edhe ashtu të brishtë ekonomik të vendit shkruan Zhurnal.
Por çka është borxhi publik? Egzistojnë shumë definicione që e përkufizojnë atë, e si më e përgjithshmja merret “Borxhi publik është portofoli më i madh i borxheve në shtet dhe paraqet shumën e detyrimeve financiare të krijuara nga pushtetit qendror, komunat dhe borxhi i ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare në pronë dominuese të shtetit dhe komunave”.
Borxhi publik në shumë raste është “shpëtimtari” i shtetit dhe ekonomisë, pasi shumë shtete përmes saj rigjallërojnë ekonomitë e tyre, apo edhe shumë shpesh përmes huamarrjes dalin nga recesioni, por për një rezultat të tillë është e nevojshme që ai borxh të shfrytëzohet në mënyrën adekuate dhe me efikasitet, pasi në qoftë se nuk shfrytëzohet me efikasitet ai do ta vështirësoj edhe më shumë gjendjen dhe stabilitetin financiar të shtetit. Borxhi publik është i lidhur direkt me afësinë e shteteve për ta paguar atë, pasi në të kundërtën shteti do të zhytet në një krizë të madhe të borxhit, e cila ka pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.
Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit ka shënuar rritje shumë të madhe, e që kjo është një “alarm” për qëvërinë dhe financat e shtetit tonë për mundësinë financiare që disponon për ti shlyer ato, pasi pamundësia e shlyerjes ka të ngjarë që të na dërgoj drejt një krizë të borxhit me pasoja shumë të mëdha për të ardhmen e vendit, shkruan Zhurnal.
Borxhi publik në tremujorin e dytë të vitit 2021 është 64.4 % të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), e që kjo është një shkelje e kritereve të Mastrihtit që parasheh se borxhi publik i një shteti anëtare nuk duhet që të tejkalojë 60 % të BPV-së, pra ne po shkelim një kriter të Unionit Europian në të cilin dëshirojmë që të antarsohemi.
Borxhi Publik i Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit:
Borxhi Publik | Prodhimi i Brendshëm Vendor (PBV) |
2015 | 46.6 % |
2016 | 48.8 % |
2017 | 47.7 % |
2018 | 48.6 % |
2019 | 48.9 % |
2020 | 60.2 % |
Tre mujori Parë 2021 | 62.5 % |
Tre Mujori Dytë 2021 | 64.4 % |
Borxhi publik në tremujorin e dytë të vitit 2021 në krahasim me vitin 2015 është rritur me 17.8 % të BPV, që është një rritje shumë e madhe për më pak se 6 vjet, kurse në krahasim me tremujorin e parë borxhi është rritur me 1.9 %. Në bazë të këtyre të dhënave borxhi publik i vendit tonë llogaritet në mbi 7.4 miliardë euro, e që për më pak se 1.5 vjet borxhi është rritur me 1.5 miliardë euro, e në qoftë se pjestohet për kokë banori, atëherë çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut ka borxh prej 1250 euro. Sipas Strategjisë për menaxhim me borxhin publik 2022-2026 deri në vitin e ardhshëm borxhi publik i vendit tonë do të arrijë në 66 % të BPV-së apo në 8.5 miliardë euro.
Qeveria duhet që të tregohet shumë e kujdesëshme sa i përket borxhit publik, pasi brishtësia ekonomike dhe financiare e vendit tonë do të përkeqësohet edhe më shumë, dhe e tërë kjo do të ketë efekte katastrofale për buxhetine shtetit dhe qytetarëve të vendit tonë.//Zhurnal.mk