Analizë/ A rrezikohet stabiliteti evropian dhe ballkanik pas largimit të Angela Merkel?

Shkup, 25 nëntor – Largimi i Angela Merkel nga zyra e Kancelarit të Gjermanisë pas një qeverisje 16 vjeçare, do të shkaktojë impakt të fuqishëm në politikën Evropiane, për pasojë ajo do të ndjehet edhe në Ballkan, pasi figura e saj ka qenë dominuese dhe imponuese në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në dekadën e fundit, e fatkeqësisht me ikjen e saj, nuk ka një emër që do të mund ta ketë peshën dhe rolin që ajo ka pasur për ta ruajtur kohezionin e BE-së.

Historia e Evropës është e mbushur me konflikte të përgjakshme, ku pjesa më e madhe e saj ka qenë më shumë e mbushur me luftra se sa paqe, e fatkeqësiht ajo është edhe shkkatare e Dy Luftrave Botërore, tronditjet dhe pasojat e së cilës vazhdojnë që të ndjehen edhe sot, ku frika ndaj tyre në një masë të madhe po ndikon edhe në formulimin e qëndrimeve, apo aleancave politike që arrihen në kontinent, shkruan Zhurnal.

Gadishulli Ballkanik si pjesë e Evropës ka qënë edhe më e përgjakur nga konfliktete e vazhdueshme etnike dhe fetare e kjo ka vazhduat edhe në kohët moderne, kur pjesa tjetër e kontinentit ka arritur të gjejë një paqe afat gjate, por që fatkeqësisht të njejtën nuk ka mundur që ta bëjë edhe kjo pjesë, , pasi kontraditat dhe ndasit që karakterizojnë popujt dhe shtetet në rajon vazhdojnë që të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e përgjitshëm.

Ndoshta projekti më i rëndësishëm që ka arritur kontinenti gjatë historisë së saj ka qenë krijimi i Bashkimit Evropian, i cili në fillesat e saj ishte një ndërmarrje ekonomike, me qëllim afrimin e Francës dhe Gjermanisë që kishin qenë në konflikte të vazhdueshme, por edhe të vendeve tjera të kontinentit, e fatmirsisht nga ekonomia ajo eviuloi duke u shëndrruar në një nga organizatat më të fuqishme në botë, shkruan Zhurnal.

Gjatë afro 70 viteve, me shtete kryesore të BE-së kanë qeverisur figura shumë të shquara të cilët kanë pasur impakt të fuqishëm në orientimin dhe organizimin e funksionimit të saj, e të cilët në të njejtën kohë janë përballur me sfida të ndryshme, por që falë largpamësisë dhe liderishipit të tyre kanë arritur që të ruaj koheionin dhe unitetin e Unionit dhe të tejkalojnë çdo kërrcënim për unitetin e Evropës.

Njëra nda to është edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në dekadëne fundit u shëndrrua në një figurë kryesore , e cila luajti një rol shumë të rëndësihëm në unitetin dhe kalimin e sfidave të shumta me të cilën u përball kontinenti, por që me largimine saj fuqia dominuese dhe ndikuese e BE-së do të dobësohet, si brenda Evropës apo edhe në politikën globale, por që ajo do të ndjehet më shumë në pjesën më frangjile të saj që është Ballkani.

Impaktet për Evropën nga largimi i Angela Merkelit?!

Që nga marrja e mandatit në vititn 2005 Angela Merkel u përball me sfida nga më të ndryshmet, jo vetëm në Gjermani, por edhe në tërë Evroppjan,e për të qenë realist, sfidat e krijaura e bënë atë figurën qëndrore dhe më të rëndësishme politike në kontinet, por jo vetëm, pasi ajo u shëndrrua në një politikane me peeshë të jashtëzakonshme edhe në politikën ndërkombëtare.

Në vitin 2008 ajo arriti që të përballojë krizën ekonomike që ishte një nga më të mëdhat që kishte përfshirë kontinentin, që po rrezikonte shpërbërjen e BE-së, por që fal largpamësis dhe vendosmëris së saj, ajo arriti që ta shmang më të keqën, që ishte kolapsi financiar i disa shteteve anëtare të Unionit, e që për pasojë rrezikonte të kolapsonte tërë Evropa, shkruan Zhurnal.

Ajo arriti që të ndërmjetësoj dhe në te ngocioj armpushimin në konfliktin e Ukrainës, të cilin edhe e arriti, pasi ajo rrezikonte të shëndrrohej në një luftë totale mes Kievit dhe Moskës, e në rast se kjo do të ndodhte atëherë ndoshta do të zgjerohej edhe në vendet tjera të që do të rrezikonte ndoshta në një konfrontim mes Rusisë dhe NATO-s. Ky konflik është i ngrirë dhe rrezikon në çdo moment që të shpërthejë, e pa një figurë qëndrore apo dominuese si Merkeli, Bashkimi Evropian nuk do të kishte asnjë mundësi që të bënte presion apo të detyronte palët që të tregohen të vetëpërmbajtura, e kjo do ta rrezokojë pashmangshmërisht unitettine kontinentit, por jo vetëm kaq por edhe paqen dhe stabilitetin e saj.

Kriza e emgrantëve ishte një sfidë që Angela Merkes, si figura qëndrore e BE-së arriti që ta menaxhojë më së mirë, pasi ajo arriti që të nënshkruaj një marrëveshje me Turqinë, me kusht që kjo e fundit ti mbante mbllur kufijtë për të ikurit nga zonat e konfliktit, pasi ata ishin shëndrruar në një kërcënim për paqen dhe stabilitetine Unionit. Kriza me emigrantët vazhdon që të kërcënojë stabilitetin e Evropës, por që në krahasim me vititn 2016, tani Merkel nuk është më, e kjo nënkupton se nuk kemi një figurë unifikuese dhe detyruese që do të mund të miratonte një politik apo që do të ketë aftësinë për të nënshkruar apo ripërtërirë marrëveshjet aktuale që do të pengonin një valë të re të emigrantëve.

Gjatë presidencës gjermane me BE-në, Merkel arrti që të miratoj një fond historike rikuperrimi nga pasojat që shkaktoi Kovid-19, me nje vlerë prej 750 miliard euro, e që do të ishte shpëtuese për ekonominë e Unionit, por që e njeta ishte kundërshaur fuqishëm nga Polonia dhe Hungaria, por që falë peshës dhe dominancë së kancelarës gjermane e njeta kishte arritur që të miratohet. Ndërsa tani me mungesën e saj, në rast se një nevojë e ngjajshme do të paraqitet pasi pandemia vazhdon që të jetë prezente në kontinent, atëherë do të jetë shumë e vështirë, që një figurë tjeter të arrij ti bind apo t’ua imponoj atë vendeve tjera anëtare, ta mbështesin një masë të tillë, e kjo do të ndikonte direkt në krisjene raporteve brenda anëtarëve e që në të njejtën kohë do të reduktonte fuqinë e BE-së.

Angela Merkel arrti që të ketë një bashkëpunim politik dhe ti trajtoje me delikatëse udhëheqësit e Polonisë dhe Hungarisë, të cilët vazhdimisht shkaktonin kokdhëmbje për Brukselin me veprimet e tyre që ishin në shkelje të ligjit apo edhe në rritjen e autoritarizmit në këto vende, e që në të njejtën kohë ajo arriti ta menaxhojë presionin nga liderët e vendeve tjera anëtare për masa më të fuqishme apo radikale ndaj këtyre vendeve. Me largimine saj një figurë tjetër si Makron ndoshta do të mund të reagonte më ashpër ndaj këtyre shteteve, e kjo do të sillte pashmangsmhmërisht acarimine raporteve mes vendeve anëtare, e ndoshta mund të çonte deri në lagrimin e tyre nga Unioni, që do të trondiste themelet e saj.

Efeki i mungesës së Merkel do të ndjehet edhe në politikat e klimës, krizës energjetike, raporteve me Rusinë dhe Kinën, ku të gjithë këto janë tema tejet delikate, të cilët për momentin nuk ka një figurë që do ti trajtonte me aq delikatesë saqë mos të shkaktonte ndonjë kundër efekt apo efekt anësorë nga e cila do të vuanin të gjithë shtetet dhe popujt e kontinentit, shkruan Zhurnal.

Efeki i largimit të Merkel për Ballkanin?

Historia na ka terguar se çdo herë që ka munguar prezanca apo presioni i ndonjë fuqie të madhe apo edhe i komunitetit ndërtkombëtar, popujt e Ballkanit, i janë rikthyer asaj që ata dijnë të bëjnë më mir, që është konflikti dhe luftrat, e kjo ka shkaktuar edhe tension dhe pasiguri në tërë kontinentin.

Ardhja e Merkel në krye të Gjermanisë ishte një lajm i mirë për rajoni, pasi ajo i kushtoi një rëndësi të madhe asaj, ku ajo u angazhua në afrimin e palëve mes vete, rritjen e bashkëpuniimit mes tyre si dhe ka mbështetur fuqishëm rrugën integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit në BE, si një mundësi e cila do të sillte paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës.

Merkel me një inciativ personale në vitin 2014 filloi Procesin e Berlinit, që kishte për qëllim fuqizimine prezëncës së BE-së në këtë pjesë të konitinentit, e që në të njejtën kohë përmes saj synohej rritja e investimeve infrastrukturore, rritja e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si dhe dhënia ndihmë në rrugën e tyre integruese drejt Brukselit. Kjo ishte një nismë e cila për herë të parë bëri që udhëheqësiht e rajonit të punonin bashkë drejt një qëllimi të përbashkët që ishte antarsimi në BE, e që një gjë e tillë asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur në historinë e Ballkanit. Me largimin e Merkes nuk dihet se a do të vazhdohet ky projek, apo përsëri Balkanni do të lihet jashtë agjendës së BE-së e që kjo mund të kthente ata në “zanatin” e vjetër, pra në fillimine tensioneve dhe konflikteve në këtë pjesë të Evropës.

Merkel dhe vendi që ajo drejtonte ka qenë e përkushtuar në zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Përëndimorë, e ajo është angazhuar që këtë agjend ta “imponoj” edhe tek vendet tjera anëtare të Unionit që ishin skeptike apo që kundërshtonin një gjë të tillë, e që ajo në një masë ka arritur sukses në këtë drejti. Largimi i saj do të reflektohet fuqishëm në këtë drejtim, pasi Macron si lider i Francës është kundër politikave të zgjerimit, dhe tani pa presionin apo argumenteve bindëse të Merkel, me shumë gjasë ai do ta mbyll portën për antarsimin e shhteteve të Ballkanit në BE, e kjo do të jetë një goditje fuqishme për paqen dhe stabilitetin e këti rajoni, shkruan Zhurnal.

Largimi i Angela Merkel, do të ketë një impakt të fuqishëm në politikën e Bashkimit Evropian, por ajo që do të vuaj edhe më shumë nga ikja e saj është Ballkani, pasi pa prespektivën Evropian dhe presionin e një lidershipi të fuqishëm, paqa dhe stabiliteti i rajonit do të jetë vazhdimisht i rrëzikuar, e më të edhe tërë kontinenti.///Zhurnal.mk