Ambasadorja amerikane jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë: Historike

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti zgjedhjen e Shqipërisë si anëtarë e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB.

Diplomatja amerikane shkruan se SHBA do të bashkëpunojë më ngushtësisht me Shqipërinë në rajon dhe botë.

“Historike. Urime Shqipërisë për zgjedhjen e saj për herë të parë në Këshillin e Sigurisë të OKB.

SHBA do të punojë edhe më ngushtësisht me Shqipërinë në rajon dhe përreth botës”, u shpreh Yuri Kim.