Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron fillimin e vitit të ri shkollor

në kategorine Diaspora

Sot në Bernë ka filluar viti i ri shkollor

E Hënë, 12 Gusht 2019 – 13:20
albinfo.ch

Shkolla Shqipe Trento
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, ka uruar nxënësit shqiptar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në gjuhën shqipe, përcjellë albinfo.ch
Në mënyrë të veçantë ka uruar mësimëdhënsit e gjuhës shqipe, për angazhimin dhe impenjimin e tyre pa rezerva për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, shkruan albinfo.ch
Ky është urimi i plotë i kësaj ambasade:
Sot në pjesën më të madhe të kantoneve fillon viti shkollor 2019-2020. Me këtë rast Ambasada e RSH në Bernë u uron të gjithë nxënësve të komunitetit shqiptar në Zvicër suksese dhe impenjim maksimal në arritje.
Një urim i veçantë shkon për gjithë mesimdhënësit e gjuhës shqipe, për angazhimin dhe impenjimin e tyre pa rezerva për mësimin e gjuhës e kulturës shqipe. Misioni i tyre është vijim i projektit të rilindasve të kombit tonë të cilët në themel të tij kishin forcimin e identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës për një Komb modern e të përparuar.
Dija dhe arsimimi jane ingredienti kryesor për të rritur një brez të ri të mirëintegruar dhe antipodi me efikas përballë çdo fenomeni negativ.Me këtë rast Ambasada e RSH në Bernë ndan dhe një lajm të gezuar sidomos për nxenësit, mësuesit dhe shoqatat e prindërve të kantonit të Zyrihut- që nga muaji korrik 2019 Ambasada e RSH në Bernë është njohur si sponsor zyrtar i mësimit të gjuhës shqipe nga autoritetet arsimore të këtij kantoni.
Së bashku me organizatat e ndryshme që veprojnë e punojne në këtë kanton dhe sigurisht në bashëkpunim të ngushtë me LAPSH, Ambasada është në dispozicion dhe e gatshme të asistojë me të gjitha mjetet e munësitë proçesin e mësimdhenies së gjuhës shqipe.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.