Alternativa edhe zyrtarisht vendosi që ti bashkohet Qeverisë (VIDEO)

Shkup, 4 dhjetor – Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të kësaj partie njoftoi se me shumicë votash është vendosur që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Sonte u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të Alternetivës. Në këtë mbledhje mes tjerash ishte edhe debati në lidhje me përfshirjen e Alternativës në Qeveri. Kuvendi Qendror i Alternativës me shumicë të votave vendosi që Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë”, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani, i cili nuk sqaroi çfarë poste udhëheqëse do të marrë Alternativa në Qeveri.

Ai sqaroi që eurointegrimet janë arsyeja kryesore e këtij vendimi, duke theksuar që kanë kërkuar nga Qeveria hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike, si dhe ngrirje çmimit të rrymës elektrike.

Murtezani sqaroi që Alternativa nuk ka vendosur të prish koalicion me Aleancën për Shqiptarët.

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/videos/446065663703206/