Alternativa e Gashit afër marrëveshjes me VMRO-në ?!

Sa më shumë që po intensifikohen përpjekjet për formimin e një qeverie të re në Maqedoninë e Veriut , gjithnjë e më shumë po bëhen kombinatorika dhe përpjekje se cila nga partitë maqedonase do ta formojë këtë qeveri duke biseduar parreshtur me gjithë partitë shqiptare shkruan TetovaSot.

BDI vazhdon të jetë forca kryesore e negociatave .

Duke qenë tej subjektet tjera shqiptare , cështja e formimit të Qeverisë mund të cojë edhe në carje të thella tek disa subjekte politike që ishin në një koalicion me njëra -tjetrën dhe rrugët e pushtetit mund ti ndajnë ato shkruan TetovaSot
Sipas disa burimeve Alternativa e Gashit flitet se është afër një marrëveshjeje me partinë e Mickovskit ,VMRO-DPMNE-në dhe duket se shkaku kryesorë i kësaj mund të jetë Lëvizja Besa e cila nuk lejon që partia e Gashit të shkelë pragun e derës së LSDM-së .Alternativa po përsërit shpesh cështjen e të qenurit në pushtet ditëve të fundit .

Gashi dhe Alternativa duan të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë pavarësisht se cila nga dy partitë maqedonase do ta formojë atë ndërsa derisa Gashi është për të qenë pjesë e Qeverisë mund të shkëputet nga ASH-ja dhe ti tregojë Besës se kush është fuqi.

Ditëve në vijim pritet të ketë zhvillime të reja rreth këtyre cështjeve.TetovaSot