Aliu: Serbia po blen dronë nga Kina për t’i përdorur kundër Kosovës

Aliu në seancën e interpelancës me kryeministrin Avdullah Hoti për asociacionin, ka akuzuar këtë të fundit se në procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel nuk e ka përmendur se Kushtetuesja e ka shpallur jo kushtetuese marrëveshjen për Zajednicën dhe se kjo e fundit nuk mund të formohet.

Ai ka folur edhe armatosjen e Serbisë, e për të cilën tha se është duke blerë edhe dronë nga Kina, për t’i përdorur në të ardhmen kundër shtetit të Kosovës.

“Pse nuk e ka përmend Hoti në Bruksel vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Pse nuk iu ka thënë atyre se ne kemi një Gjykatë Kushtetuese që marrëveshjen e vitit 2015 e ka shpallur jo kushtetuese, por na thoni neve se po shqetësohemi? Pse Hoti nuk ka tregon që Serbia nuk e ka ratifikuar marrëveshjen që ne e paskemi ratifikuar… Ka heshtur, ka thënë se marrëveshjen e vitit 2015 do ta realizojmë, po nuk do ta realizojë as ai e as ju, sepse marrëveshja e ndan Kosovën në vija etnike…Serbia e cila është duke blerë drone prej Kinës, e ata drona e dimë që nuk është duke i marrë për të xhiruar dasma, por ata dronë i ka marrë për t’i përdor ndaj dikujt, ndaj neve, ndaj fëmijëve tanë, prandaj kjo përmban rrezik”, ka thënë ai.

Por të gjithë këtë e ka quajtur një ‘aktrim të lezetshëm’, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, teksa ai nuk la pa ia rikujtuar edhe sulmet e aktivistëve së Lëvizjes Vetëvendosjes kundër Policisë së Kosovës.

“Ky aktrimi i lezetshëm i Liburnit po krijon atmosferë të mirë, që po më pëlqen. Po ia kthej me të njëjtën pyetje: zotëri Liburn Aliu, çka keni bërë ju? Vetëm në vitin 2015, 250 policë të lënduar, vetëm në janar e vitit 2015, 127 policë të lënduar. Pra ajo që keni bërë është se keni sulmuar Policinë e Kosovës, Kuvendin për një krim imagjinar. Po ta përsëris se nuk jam më pjesë e këtij debati të panevojshëm me ju dhe po të them se asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili është marrë si vendim pas operacionit të dështuar në veri, problemin e veriut e keni ndërkombëtarizuar dhe e keni bërë problem të madh për Kosovën”, ka thënë ai. /kp