Aliu: Devollët po e diktojnë Qeverinë Hoti për homologimin e veturave

“Devolli është më i fortë se shteti, e dikton te ne politikën e Qeverisë, ky shtet i dobët që po shkatërrohet nuk ka me mujt me na mbrojt historinë as luftën, e as ata që kanë me shku në Gjykatën Speciale”, ka thënë Aliu

Ai ka deklaruar se së shpejti do të ndodhë rihomologimi.

“Tash ngritët në qiell çështja e  sigurisë në komunikacion, nuk është vetëm kaq, është vetëm një çështje tjetër, këta jo që do ta ndalin, po kanë me ja shtu, në bazë të vendimin që e ka marrë Qeveria kur ka qenë Pal Lekaj për rihomologim, Devolli jo vetëm homologimin, po edhe rihomologimi po ndodh shpejtë”, thotë ai.

Lexo edhe: 

Përplasen Gashi e Murati: Kam mendu që je djalë i mirë, qenke shumë djalë i keq

“E dimë që brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe këtë le të na e konfirmojë z.Abrashi ka kërkesë konkrete nga Ministri i Punëve të Brendshme që ma shpejtë me vu në fuqi rihomologimin e të cilët kanë me qenë për të gjitha ato mjete që aksidentohen”, tha deputeti i LVV-së.