Albina dhe Taulanti sjellin baladën “Një takim”

Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu kanë publikuar projektin e ri muzikor me titull “Një takim”, shkruan lajmi.net.

Kësaj balade, dy artistët ia bashkëngjitën edhe videoklipin, i cili është punuar nga MProduction, ndërsa për tekstin dhe muzikën është kujdesur Kreshnik Avdiu.

Për orkestrimin u kujdes Ermal Krasniqi, ndërsa i përcolli me kitarë Astrit Stafai.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Një takim” nga Albina dhe Taulanti, të cilët për dallim nga kolegët që sollën këngë ritmike në këtë periudhë, preferuan baladë. /Lajmi.net/