Albian Ajeti kërkohet në Angli

në kategorine Diaspora

E Martë, 6 Gusht 2019 – 12:30
albinfo.ch

Albian Ajeti mund të përfundojë në Premierligë, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Bazelin.
E ardhmja e Albian Ajetit mund të jetë e lidhur me Premierligën angleze.
Në fakt, sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Bazelit dhe, me këtë rast e ka zgjuar interesimin e klubeve evropiane.
Njëri prej tyre është edhe West Ham United.
Klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë 5 milionë euro për përfaqësuesin zviceran.
Mirëpo, kjo ofertë duket se është refuzuar nga Bazeli, i cili e vlerëson 22-vjeçarin 10 milionë euro, shkruan “Foorball Insider”, përcjell albinfo.ch.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.