Aktori Osman Azemi deklarohet i pafajshëm për posedim të 0.4 gram kokainë

Ish-anëtari i grupit “Stupcat”, aktori Osman Azemi, në seancën e së premtes, është deklaruar i pafajshëm për posedim të 0.4 gram kokainë.
“Unë nuk e ndjej veten fajtor. Arsyeja është sepse deklarata në polici nuk është e imja, është shtu. Nuk është e saktë”, tha i akuzuari Azemi.
Një deklarim të tillë, i njëjti e ka dhënë pas leximit të aktakuzës nga prokuroja Elza Bajrami, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pasi që i akuzuari Azemi nuk e pranoi fajësinë, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj e njoftoi atë me të drejtën se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqes kërkesën për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.