Aktiviteti i KSHZ-së në revizion shtetërorë

Në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, revizorët shtetërorë do të kontrollojnë punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Revizioni është në planin e sivjetshëm të Entit Shtetëror të Revizionit. Bëhet fjalë për revizion të rregullsisë në punë.

 Revizion është vlerësimi punës nëse ajo është në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe të brendshme që janë në fuqi”.

Revizioni në KSHZ nuk është i ndërlidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në korrik të këtij viti. Përveç revizionit që është planifikuar, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dokumente mori edhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Bëhet fjalë për dokumentacion të tenderimit për furnizimin e softuerit për ueb-faqen e KSHZ-së, përmes të cilit duhej të ndiqeshin rezultatet zgjedhore më 15 korrik në kohë reale. Tani Prokuroria duhet të përcaktojë nëse furnizimi i softuerit është ligjor ndonëse i njëjti është bërë në katër sy me bisedime pa publikuar shpallje. Udhëheqja e KSHZ-së sqaronte se vetëm disa furnizime janë bërë pa tender duke iu referuar krizës për shkak të virusit korona. Prokuroria gjithashtu duhet të zbardhë edhe kush e sulmoi faqen e KSHZ-së në ditën e zgjedhjeve dhe e paaftësoi sistemin për shqyrtim elektronik të qytetarëve të rezultatit të zgjedhjeve. Paralajmërimet janë se deri në fund të këtij muaji pritet të zbulohen sulmuesit.  Përveçse nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Prokuroria e ka marrë dokumentacionin edhe nga ndërmarrja DUNA e cila ia shiti softuerin KSHZ-së në procedurë me bisedime për thuajse 15 mijë euro. Por, përveç kësaj marrëveshjeje, KSHZ-ja në katër sy për 45 mijë euro e përzgjodhi agjencinë “Idea Lab” për fushatë reklamuese.