Aksioni i Policisë në Gjakovë, mbyllen 6 lokale në Çarshinë e Vjetër

Policia në qytetin e Gjakovës sonte ka ndërmarrë një aksion kundër objekteve dhe lokaleve që nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.

Drejtori i Policisë, Lumni Graishta e ka konfirmuar aksionin për media.

“Deri më tani janë konfirmuar 6 lokale, aksioni është duke vazhduar.Kemi një listë të gjatë objekteve që do të kontrollohen bashkë me inspekcionin” , u shprehë ai.