Aksident në Levan-Vlorë, vdes 18-vjeçari, plagosen rëndë 4 persona

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka ndërruar jetë E. T., 18 vjeç, ndërsa janë lënduar K. D., Q.D., F.D. dhe R. L.

Vizion Plus bën me dije se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, drejtuesi i njërit prej mjeteve, A.K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.