Ajax pritet t’i humb tre yje të tjerë

Ajax Amsterdamit po i largohen të gjithë yjet një nga një.

Skuadra që bëri befasinë më të këndshme në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar po shpërbëhet.

Pas largimit të emrave si De Ligt, De Jong e Ziyech, tashmë është radha për  tre lojtarë të tjerë, me shumë rëndësi tek Ajax.

Bëhet fjalë për portierin Onana, Tagliafico dhe Van de Beek. Të tre kanë zgjuar interesimin e gjigantëve evropianë.

“Merkatoja do të fillojë në gusht – ligat tashmë po luajnë akoma. Vlera e lojtarëve në merkato do të bie, por jo shumë. Bazuar në paraqitjet dhe ambiciet, disa lojtarë duan të largohen”, ka thënë Ten Hag.

“Marrëveshja mes Andre Onana, Donny van de Beek dhe Nicolas Tagliafico ekziston, por mbetet të shihet në merkato”, ka shtuar trajneri i Ajax.

“Për Onana dhe Van de Beeek, një vit shtesë mbetet opsion, por për Tagliafico është më ndryshe, për shkak të moshës së tij”, ishin fjalët e Ten Hag.

Ajax ka marrëveshje me tre lojtarët për të mos bllokuar transferimin e tyre, sapo ofertat të vijnë