Ahmeti:Tregon kohë kur do të kryhen punimet në rrugën “Ilaz Kodra”

Kryetari i Komunës së Prishtinës  Shpend Ahmeti përmes një postimi të tij në “Facebook”ka njoftuar qytetarët, se rruga  “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00,transmeton “Bota sot”.

Ai ka treguar se gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.

Postimi i plotë:

Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00.

Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge.