AHMETI: Pesë vjet jam përpjekur që partitë shqiptare të merren vesh

/

Nuk është mirë që nuk ka debat mes shqiptarëve deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke iu përgjigjur pyetjes se përse mungon dicka e tillë mes partive politike shqiptare

Ahmeti ka shpjeguar edhe arsyet përse nuk ndodhë kjo për shkak të shumë subjekteve politike . ”Unë pesë vjet jam përpjekur tu them se merruni vesh”, u shpreh Ahmeti.

Pesë gjashtë subjekte sipas Ahmetit janë të dëmshme për shqiptarët sepse ne na duhet dy blloqe politike shqiptare.

BDI sipas tij është e pakrahasueshme me subjektet tjera .”Unë nuk jam një parti politike, por jam një parti e dëshmuar në kohë të vështira dhe kam bërë ndryshimin e statusit juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut .BDI ka një traditë të fortë dhe është e vetmja forcë politike që ka drejtuar procese politike” deklaroi Ali Ahmeti.