Ahmeti: Në disa lokacine të Prishtinës po vendosen shirita drithërues

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi të tij në “Facebook”ka shkruar se në disa  lokacione të ndryshme të Prishtinës po vendosen shirita drithërues,për të ndihmuar kyçjet në  rrethrrotullime ,transmeton “Bota sot”.

Sipas tij këta shirita ndikojnë edhe në uljen e shpejtësisë dhe rritjen e sigurisë në trafik, ka  shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shirita drithërues po vendosen në lokacione të ndryshme në Prishtinë për të ndihmuar kyçjet në rrethrrotullime dhe kryqëzime të rrugëve.

Në të njëjtën kohë ndikojnë edhe në uljen e shpejtësisë dhe rritjen e sigurisë në trafik për të gjithë pjesëtarët e komunikacionit.