Ahmeti: Kemi fituar 12 mandate, presim të 13-in

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti përmes një pres konference për shtyp ka deklaruar se BDI është fitues absolut në kampin politik shqiptarë me mbi 100 mijë vota që sot shqiptarët kanë votuar këtë parti, raporton Zhurnal.

Ahmeti në fillim të konferencës tha se shqiponjat u kthyen në folenë e tyre.

“Të dashur shqiptarë, nëna, burra, gra, shumë e dashur rini, njëra nga kontribuesit më të mëdha. Dua të falemnderoj të gjithë qytetarët e Republikës që në këto rrethana paksa të vështira iu përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. Ne vërtetë në rradh të parë e kemi pasur shëndetin, por ama ky hap duheshte bërë sepse shteti pa institucione nuk mund të funksionin. Andaj një mirënjohje e thellë sepse kjo është një sakrificë që kanë bërë njerëzit por edhe një hap i mirë drejt krijimit të institucioneve të reja. Të gjithë shefat e shtabeve, përfshirë shtabin qëndror, shtabet komunale, të gjithë shefat e shtabeve vendore me këtë fitore të BDI-së kanë fituar shqiptarët, nuk ka humb askush sepse ne këtu jemi dalëzotës të vërtetë ashtu siç kemi qenë 18 vite me rradhë”, ka deklaruar Ahmeti duke shtuar se BDI po dëshmohet se është më e përgatitura në këto hapsira.

“Po dëshmohemi sepse jemi nga më të përgatiturit në këto hapsira dhe unë besoj se as votuesit asnjëherë nuk do të zhgënjehen me ne e as shqiptarët. Unë në emër të gjithë këtyre bashkëpunëtorëve që i kam këtu i falemnderoj për punën por edhe për mundësinë që mu dha që unë të kuptoj lajmin më të mirë që ju e pritni, jemi fitues apsolut në kampin shqiptar. Në zonën 1 fitues BDI, në zonën 2 fitues BDI, në zonën numër 5 fitues BDI, në zonën 6 fitues BDI”, ka deklaruar AHmeti.