Afro 35 mijë vdekje nga Coronavirusi në Itali

Italia ka raportuar 13 viktima të shkaktuara nga Coronavirusi përbrenda 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të mërkurën.

Vdekjet e reja kanë çuar në 34,997 numrin e përgjithshëm të viktimave të shkaktuara nga virusi që po shkakton sëmundjen Covid-19.

Gadishulli po ashtu ka raportuar edhe 163 raste të reja, e cila po shihet si ngritje e shifrave në krahasim me dje (114). Numri akumulativ i të infektuarve në vendin evropian ka prekur shifrën 243,506.

Vendi ka 12,493 raste aktive me virusin nga familja Sars-COV2.