Afër 1800 raste aktive me koronavirus në Kosovë, mbi 100 pacientë të hospitalizuar

Kriza e rasteve të reja që e ka kapluar botën ka prekur edhe Kosovën ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 124 raste të reja nga gjithsej 974 persona të testuar për virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij 24 orëshi, nuk ka pasur asnjë vdekje.

Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Në këtë periudhë kohore, pra brenda këtyre 24 orëve janë shëruar 49 pacientë derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,836.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1770.

Vlen të theksohet fakti se në Klinikën Infektive dhe spitalet Rajonale janë mbi 100 pacientë të shtrirë me koronavirus. /Lajmi.net/