Aeroporti në Lubjanë i interesuar për rilëshimin e linjës direkte ajrore deri në Shkup

Shkup, 11 gusht – Aeroporti në Shkup është rutë “jashtëzakonisht e rëndësishme” për Lubjanën që duhet të rinovohet, thonë përfaqësuesit e autoriteteve të aeroportit të Lubjanës për sajtin e specializuar për qarkullim ajror “Eksjuaviejshën”.

Sajti thekson se Shkupi dhe Lubjana janë dy aeroportet më qarkulluese të palidhura në territorin e ish-Jugosllavisë, të cilët mbetën pa linjë direkte ajrore pas rënies së linjës ajrore sllovene “Adria Eruejs”.

Sipas “Eksjuaviejshën”, nga janari deri në fund të shtatorit të vitit 2019, kur “Adria Ervejs” ndaloi me punë, në relacionin Shkup – Lubjanë dhe anasjelltas kanë fluturuar 40.293 udhëtarë. Në vitin 2018 në këtë relacion në dy drejtime kanë fluturuar 44 828 udhëtarë.

Pas rënies së “Adria Eruejs”, “Er Serbia” serbe u bë linja kryesore ajrore për transportin e udhëtarëve mes Shkupit dhe Lubjanës.

“Eksjuaviejshën” thekson se kompania me buxhet të ulët “Vizer” ka menduar për lansimin e linjës nga Shkupi deri në aeroportin në Maribor, si alternativë e kryeqytetit slloven, por ka kërkuar deri në një milion euro subvencione dhe stimuj për mbajtjen e shërbimeve midis dy qyteteve.

Nga ana tjetër, theksohet në sajtin “Er Serbia” negocion me autoritetet maqedonase për vendosjen e linjave ajrore sezonale mifdis Beogradit dhe Ohrit nga viti i ardhshëm, që do të shërbejë edhe për lidhjen e dy qyteteve, por edhe si linjë transferimi për rrjetin e relacioneve më të gjata të kompanisë ajrore serbe.

Linja ajrore serbe fillimisht filloi fluturime sezonale midis Beogradit dhe Ohrit tre herë në javë në vitin 2016, pas ndërprerjes trevjeçare.

Në vitin 2017, numri i fluturimeve është rritur katër herë në javë, por megjithatë deri në vitin 2018 linja ajrore u ndërpre për shkak të presionit ndaj “Er Serbia” për të ulur kostot dhe për të përmirësuar rrjetin e saj.

Nga ana tjetër, “TAV Maqedoni” theksoi se lidhja ajrore midis vendit dhe Kroacisë është në nivel jo të kënaqshëm dhe linjat e reja ajrore do të ishin një hap i madh përpara në përmirësimin e gjendjes momentale.

“Mendojmë se fluturimet midis Ohrit dhe Splitit do të ishin në interes për turistët, ashtu që ata do të mund t’i vizitojnë dy vendet në afat prej disa ditëve në një lëvizje”, shton nga “TAV Maqedoni” për “Eksjuaviejshën”.