ABT përforcon Audi RS3 në 470 kuajfuqi (FOTO)

në kategorine Auto/Lajme

Audi RS3 standard është me kapacitet prej 400 kuajfuqi, ndërsa kompania e njohur gjermane ABT Sportsline motorin e këtij modeli, 2.5-litër Turbo, e ka përforcuar në 470 kuajfuqi.

Tani, ky RS3 shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 285 kilometra në orë ndërsa të dhënat për përshpejtimin (deri në 100 km/h) ende nuk është zbuluar, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ABT ofron edhe versionin me përforcimin e RS3-shit deri në 440 kuajfuqi.

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë Audi RS3 ka zgjedhur amortizatorët e rinj, sistemin e ri të frenave dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku, set të ri të rrotave prej 19 dhe 20-inç, si dhe paketën për modifikimin e interierit e cila përfshinë disa detaje nga fibra të karbonit dhe lëkura, logon “ABT” në mbështetësit e kokës te ulëset, etj.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.