POETËT

Poezi nga: Juan Gelman
Përktheu: Maksim Rakipaj

Poetët vdesin nga turpi,
s’ka ligj t’i ndalojë,
asnjë radio nuk shpif për ta,
poetët nga turpi vdesin.

Netëve, ndonjëherë,
shihet të kalojë një poet me deve …
i shkreti, sa keq, thonë komshijet:
ishte gjithë ai djalë.

Shumë prej tyre e gjejnë veten pa bole
në kulmin e pasionit:
anì, s’ka gjë, shkruajnë ndonjë poezi të vockël
që ta kenë pasardhësit.