92 të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë

Nga 420 mostra të testuara, 119 persona kanë rezultuar pozitiv dje me Coronavirus në Kosovës.

Këto të dhëna janë bërë publike para pak momenteve në një konferencë për medie të Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu nga IKSHPK-ja është raportuar edhe për 92 të shëruar nga Coronavirusi.

Kështu numri i të shëruarve nga Coronavirusi ka arritur në 2462.