87 minuta, 1 karton i verdhë, 2 gola – Gjelbrim Taipi mposht i vetëm Chiasson

Ish-përfaqësuesi i Kosovës, Gjelbrim Taipi ka regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme.

Ai mposhti i vetëm Chiasson, duke realizuar dy gola për Schaffausenin, në kuadër të xhiros së 25 të ligës së dytë zvicerane.

Skuadra nga “LIPO Park Schaffhausen” shënoi një fitore tejet të rëndësishme, me rikthim senzacional për të shpëtuar thuajse kështu nga rënia.

Taipi, që ishte i ftuari i kombëtares së Kosovës për miqësoret ndaj Madagaskarit e Burkina Fasos, ishte pjesa më e rëndësishme e duelit, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 81.

Image