8 humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: Ja sa raste të reja me Covid u shënuan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh. Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.