444 raste aktive me koronavirus vetëm në Prishtinë

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai ka bërër apel tek qytetarët që të respektojë masat kundër pëerhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.

Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.

E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh! /Lajmi.net/