30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Luigi di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria lihet jashtë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas, krah ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio.

30 vite më parë, mijëra shqiptarë mbërritën në brigjet italiane për një të ardhme më të mirë.

Në një konferencë të përbashkët, ministri Luigi di Maio kujtoi eksodin, por edhe edhe mënyrën sesi kanë ndryshuar gjërat, ndërsa solli në vemendje rastin ku disa mjekë shqiptarë i shkuan në ndihmë Italisë në kulmin e pandemisë.

Di Maio u shpreh se Italia do të jetë e angazhuar për realizimin e procesit historik të integrimit të vendit tonë në BE. Ai u bëri thirrje vendeve skeptike që të lenë pas paragjykimet dhe të nisë vrullshëm procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Jemi të bindur sot, siç ishim para 30 vitesh kur u zgjatëm dorën miqve shqiptarë. BE duhet të çele negociatat me Shqipërinë. Europa të mos e quaje veten të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Di Maio.”, tha Di Maio.