25 milionë amerikanë votojnë me postë 17 ditë pa u mbajtur zgjedhjet në SHBA

Këto janë të dhënat më të fundit nga US Election Project, publikuar nga Universiteti i Floridas.

”Këto janë numra rekord në kohë pandemie”, shpjegojnë ekspertët.

”Shumica e votuesve po zgjedh votimin e hershëm, sidomos me postë, për të shmangur turmat ose radhët shumë të gjata në qendrat e votimit më 3 nëntor”, theksojnë ata.

Në zgjedhjet e vitit 2016, në këtë datë, 17 tetor, kishin votuar 6 milionë amerikanë.