Programi i PDK-së, Lushaku: Nuk po shohim konsolidim plani me pika të qarta

Opinionistja Jehona Lushaku, po vlerëson se Partia Demokratike e Kosovës, sonte nuk prezantoi në hollësi qëndrimet e saj në secilën fushë, rreth programit të ardhshëm qeverisës.

Lushaku thotë se kjo paraqitje e sontme e PDK-së, në Rubikon, ishte më shumë tentim për të dalluar qeverisjet që po lëmë pas, duke çuar sinjal se është radha e tyre për të qeverisur.

”Nuk mund të themi se patëm një prezantim të thuktë të një programi me risi dhe qëndrime të qarta në secilën fushë”.

”Është bërë një përgjithësim, dhe përfaqësuesit e PDK-së sonte janë munduar të pozicionojnë PDK-në në një parti që merr pjesë në garë, por jodomosdoshmërisht janë dukur ato risi”.

”Nuk kemi parë që janë prezantuar hollësi në secilën fushë ndaras”.

”Është tentuar të argumentohet apo arsyetohet qeverisja e kaluar, apo të bëhen dallimet mes qeverive pas PDK-së, nga qeverisja e VV-së dhe kësaj në koalicion mes LDK e AAK-së”.

”Është bërë një prezantim i përgjithshëm duke u munduar të bëjnë dallimin nga qeverisjet paraprake, dhe duke mos u fokusuar shumë në planet e ardhshme”.