Marrëveshja arrihet me sukses, James Harden largohet nga Rockets

James Harden do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Kevin Durant tek Brooklyn Nets.

Për javë të tëra është raportuar për një bashkim të mundshëm mes James Harden dhe Kevin Durant. E, kjo gjë edhe ndodhi në fund.

Brooklyn Nets kanë pranuar që të marrin në klubin e tyre Hardenin prej Houston Rockets.

Një marrëveshje e përbërë nga 4 lojtarë do t’ia mundësojë 31 vjeçarit kalimin te Nets, pasi që Brooklyni i ka dërguar lojtarët e saj, Caris Levert, Dante Exum, Radions Kurucs  si zgjedhje drafti dhe gjithashtu janë edhe lojtarë të tjerë të përfshirë në marrëveshje.

Menjëherë pas humbjes në mënyrë të turpshme ndaj Lakers dhe paraqitjes së Harden, ky i fundit akoma pa i dhënë lamtumirën klubit të tij është larguar.