Ka vdekur Sabile Mustafa, nëna e heroit të UÇK-së, Mentor Mustafa

Ka ndërruar jetë pardje më 12 janar, Sabile Mustafa nëna e ushtarit dhe heroit të UÇK-së, Mentor Mustafa, i cili ishte në zonën operative të Nerodimes, në sektorin e ndërlidhjes.

Si ushtar i dalluar, Mentor Mustafa ishte i njohur në të gjithë Ferizajin dhe nga të gjithë bashkëluftëtarët e zonës së Nerodimës.

Familja Mustafa vazhdimisht kontribuoi për UÇK-në dhe kombin, ku edhe e ndjera Sabile Mustafa i priti në shtëpi ushtarët e UÇK-së gjatë kohës së luftës, ku edhe u dha bukë nga duart e saja në kohët më të vështira.

Kështu, Sabile Mustafa mbetet përjetësisht heroina e UÇK-së, e cila kontribuoi si një burrneshë në çështjen e kombit dhe kauzës për liri.

E ndjera u varros dje në varrezat e qytetit të Ferizajit.