Fotot e Galaxy S21 publikohen përpara zyrtarizimit

Samsung ka bërë një punë shumë të keqe për të ruajtur sekretin e Galaxy S21. Kemi parë foto dhe specifika të telefonëve të publikohen në mënyrë të vazhdueshme.

Tashmë me vetëm pak orë nga debutimi i smartfonëve të rinj Samsung, një përdorues i Twitter ka publikuar imazhet e tre modeleve.

Cicërima nuk i lë asgjë imagjinatës në lidhje me Galaxy S21. Gjëja e parë që vini re është moduli i kamerave me një dizajn më atraktiv.

Ngjyra ndryshe e modulit të kamerës në modelin në ngjyrë lejla e bën smartfonin edhe më tërheqës. Gjithashtu nga fotot smartfoni duket të ketë një trashësi të konsiderueshme. /PCWorld Albanian