Paratici flet për dyshen e Genoas, Scamacca dhe Shomurodov: Nuk e kemi me nxitim, kemi skuadër konkurruese

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se klubi që ai drejton nuk e ka në nxitim për transferime, kur u pyet për sulmuesit e Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.

Juventusi ka qenë i lidhur me disa lojtarë në ditët e fundit, pasi klubi po kërkon një sulmues.

Zonja e Vjetër ka marrëveshje me Genoan për mesfushorin e ri Nicolò Rovella.

Image

Së fundmi është folu edhe për dyshen tjetër të Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.

“Sa i përket Scamacca dhe Shomurodov, siç thashë, skuadra jonë është konkurruese”.

“Nëse shohim mundësi pozitive për ne në treg, atëherë do t’i shfrytëzojmë, përndryshe nuk ka nxitim”, deklaroi Paratici.

Image