Microsoft rrit madhësinë e skedarëve në OneDrive

Nëse pëlqeni jashtë mase përdorimin e Microsoft Teams dhe OneDrive për nevojat produktive, por do të dëshironit të ngarkoni skedarë të mëdhenj si përtej 100GB, nuk duhet të prisni shumë gjatë.

Microsoft konfirmoi ditën e sotme se do të rritë limitin e ngarkimi në 250GB. Vetë kompania zyrtarisht nuk ka thënë diçka të tillë, por informacioni rrjedhe nga vetë axhenda e Microsoft 365.

Kjo axhendë tregon atë çfarë Microsoft po përgatit për shërbimet e produktivitetit. Shumë funksione të cilat kanë debutuar në fillim janë detajuar nga kjo axhendë.

Në përditësimin e fundit të saj Microsoft ka shtuar një funksion ku thotë se OneDrive do të marrë mbështetje për skedarët deri në 250GB në Microsoft 365.

Pritet që të jetë i disponueshëm gjatë muajit Janar. Manovra e Microsoft vjen në një kohë kur konkurrenca po rritet mes kompanive që ofrojnë shërbime të produktivitetit dhe gjiganti i Windows dëshiron të qëndrojë në krye. /PCWorld Albanian