Lulzim Basha “një hap përpara” Edi Ramës me administratën e Joe Bieden!

Diplomacia me moton “as mish as peshk”, ka qenë prezente në politikën e Edi Ramës dhe Rilindjes  në këta 8 vite! Iku koha e diplomacisë me vesh, si “muzika me vesh”! Sh. B. A. kanë një rëndësi të vecantë për politikën në Shqipëri dhe Kosovë. Këta ditë po zhvillohet një debat i madh ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe demokratëve të Joe Bieden. Ky është një debat për qytetarët amerikanë, të cilët kanë votuar për 4 vitet e ardhshme për presidentin e tyre. Për neve Sh.B.A. është shumë e rëndësishme dhe natyrisht politika komplementare me B.E. është e domosdoshme.  

Edi Rama duke qenë një diplomat amator, bën deklarata të papjekura për B.E., në rastin e vaksinave. Por politikanët europianë, ja falin gabimet dhe që bën një kryeministër në ikje, shpesh i papërgjegjshëm.  

Ata janë të interesuar për integrimin dhe zhvillimin e proceseve demokratike edhe për shëndetin e njerëzve në këtë situatë të jashtëzakonshme. Të gjitha këta deklarata janë, pjesë e “teatrit absurd” politik të Edi Ramës, me teoritë boshe, as i djathtë as i majtë dhe as me  Trump, por demek me Bieden dhe gënje Zonjën Angela Merkel.  

Zonja Merkel i është drejtuar Edi Ramës që: “Na shikoni në sy dhe thoni të vërtetat”! Deklaratat e pa qarta dhe të pasinqerta të Edi Ramës i kanë bërë të gjithë drejtuesit e shteteve të dyshojnë në lojën e tij, “misterioze dhe të “pakuptimtë”! 

Zonja Merkel dhe diplomacia europiane e kanë pritur mirë zgjedhjen e Zotit Bieden! Vendet Europiane, Gjermania janë shumë të interesuara gjithashtu të kenë marëdhënje shumë të mira në të gjitha planet me Sh.B.A.  

Krejt ndryshe e mendon dhe e aplikon  diplomacinë euro-atlantike Zoti Lulzim Basha, i cili ka eksperiencë në të drejtën ndërkombëtare dhe ka studjuar për këtë fushë. Iku koha e diplomacisë me vesh, si “muzika me vesh”! 

Administrata e Bieden është shumë e interesuar për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, për luftën kundër korrupsionit, ekonominë dhe demokracinë. Adminsitrata e re e Sh.B.A. nuk do të pranojë shtetin e Edi Ramës, që mbështet narkotrafikun, oligarkët dhe po kontrollon sistemin e drejtësisë dhe reformën në drejtësi në të cilën Sh. B.A. ka investuar shumë. Zonja Yuri Kim është shumë e interesuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe kalimin e pushtetit me forma demokratike më 26 Prill 2021.  

Si mund ta pranojnë Edi Ramën vendet e BE dhe Gjermania që i kanë vënë 15 kushte për të plotësua dhe ai bën të kundërtën, propagandë dhe kërkon që të mbajë pushtetin që e përdori shumë keq në 8 vite. 

Me këtë situatë në politikën e jashtme dhe politikën e brëndshme në 8 vite të Rilindjes, P.D., opozita dhe kryeminsitri Lulzim Basha  duhet të jenë një hap përpara me administratën e Zotit Bieden dhe sa më parë të plotësojnë kushtet e BE-së në të ardhmen, për celjen e negociave dhe reforma të qëndrueshme në të gjitha fushat. 

Diplomati profesionist Lulzim Basha është disa hapa përpara diplomatit piktor amator Edi Rama. Kështu që edhe në raportet me Sh.B.A. dhe BE, Basha, do të sjelli një ndryshim rrënjësor! 

Iku koha e diplomacisë “as mish as peshk”, e Edi Ramës!