/

Janë marrë 26 automjete për një periudhë të caktuar

Që nga fillimi i zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për sigurinë në komunikacion rrugor, janë konfiskuar 26 automjete për një periudhë të caktuar kohore, përfshirë ato të paregjistruara, automjete të tjera të vjetra që lëshojnë tym, por edhe automjete të vjetra të cilat rrezikojnë sigurinë në komunikacion, informoi sot ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Çdo automjet që krijon zhurmë të tepruar ose lëshon gaz të shkarkuar dhe ndot ambientin mund të nxirret nga komunikacioni në atë moment dhe të përcaktohet përmes ekspertizës se cilat janë problemet që ka automjeti dhe nëse mund të vazhdojë më tej”, tha ministri Spasovski, i cili sot pranoi donacion të automjeteve dhe pajisjeve të destinuara për nevojat e policisë kufitare nga ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Anke Hollshtajn.

Ne kemi qasje jo-selektive, për të qenë transparent në atë pjesë, theksoi ai, duke shtuar se ata e kanë bërë këtë për katër muajt e fundit në vazhdimësi, ndërkaq po vazhdojnë edhe më tej.